LinkedIn është një rrjet social me karakter paksa me profesional lidhur me punën dhe informacionet që në lidhje me këtë të fundit. Shpeshherë na bën të ndihemi konfuz me mënyrën e përdorimit të tij, por nëse ndjek këto katër rregulla të thjeshta do të jeni një ekspert në përdorimin e tij.

1- Njihni brandin tuaj

Si mund të blejë dikush nga ju nëse ju nuk keni një produkt apo shërbim. Pyesni veten: Për çfarë dua unë të mbahem mend? Nëse ju bëni 10 gjëra të ndryshme askush nuk do t’iu mbajë mend. Ju duhet të reklamoheni vetëm për një gjë të cilën dini ta bëni shumë  mirë.

2- Zhvilloni historinë tuaj

Nëse keni një histori atëherë duhet ta ndani në profilin tuaj të LinkedIn. Njerëzve nuk ju pëlqen thjesht të shohin disa pika që tregojnë për aftësitë tuaja, shpërnda histori që janë interesante, që të nxisin kuriozitet, të tregojnë se kush je.

3- Përdor telefonin

Nëse keni një rrjet profesional të gjerë atëherë telefonoju, prisni shumë telefonata dhe zhvilloni shumë të tilla. Shpërndani mesazhin tuaj, tregoni për produktin apo shërbimin tuaj. Ka shumë mundësi që mund të shfrytëzoni me anë të telefonatave. Por kjo bëhet vetëm për efekt biznesi. Nëse dikush ju thotë ‘ju telefonova për tu njohur’ apo ‘për të pirë një kafe’, mos dilni. Ju nuk keni kohë për të humbur, ju bëni biznes.

4- Shkruani artikuj

Nëse dini si të shkruani atëherë  ndani mendimet tuaja, nëse nuk dini shpërndani artikujt e të tjerëve, komentoni dhe tregojuni të tjerëve se ç’mendoni. Në çdo moment ju mund të krijoni mundësi biznesi për veten dhe të tjerët. Shtoni njerëz që të rrisni audiencën tuaj dhe në këtë mënyrë rrisni rrethin e influencës./tiranaobserver/

Komentoni