Ja cfarë duhet të bëni që të keni nje fushatë Email Marketingu te suksesshme!

Marketingu nëpërmjet emaileve konsiderohet si mjeti me më sukses në fushën e marketingut dixhital. Më poshtë do të shofim 7 këshilla që do të ju ndihmojnë për ta përdorur në mënyrën më efikase të mundshme për binzesin tuaj!

1. Organizioni me kujdes fushatat e Email Marketingut

Organizimi, percaktimi I proceseve dhe programimi hap pas hapi të nje fushate marketingu me email kurresesi nuk mund të konsiderohet si humbje kohe. Perkundrazi, nje percaktim paraprak të strategjisë që do të ndiqni, në vazhdim, do të ju japi më shumë kohë për të eksploruar trende të reja në fushën e marketingut me emaile dhe ti integroni ato te fushata juaj.

2. Testoni emailet në platforma të ndryshme

Sipas raportin 2014 Science of Email nga Hubspot, përqindja e moshave 18-44 qe përdorin smartphonin e tyre per të lexuar emailet arrin ne 70% !!!

Pra, që të arrini të tërheqni vëmendjen e audiencës tuaj nëpërmjet newsletterit, duhet të siguroheni që emailet qe u dergoni të funksionojne në të njëjtën mënyrë në të gjitha aplikacionet email (Apple Mail, Outlook, Gmail etj…). Për fat të mirë ekzistojnë programe online si Litmus, që e bën këtë kontroll për ju!

3. Perdorni tituj te thjesht dhe te shkurter

Qëllimi i titullit kryesor (ndyshe subjekti) të një emaili është që të bëj lexuesin që ta hap atë. Nëse jepni më teper informacion sec duhet në titull ata nuk do të kenë kuriozitet për ta hapur dhe për ta lexuar të gjithë përmbajtjen e emailit që u keni dërguar.

Titujt e shkurtër janë të provuar që kanë open rate më të medha! Ky është qëllimi juaj apo jo?

4. Krijoni lidhje te Email Marketingut me shitjet

Menaxherët e email marketingut janë tepër të fiksuar me raportet e klikimeve dhe të open rates. Por synimi e një fushate marketingu me email është që të krijoni një marrëdhënje besimi me audiencen tuaj në mënyre që ata të transformohen në klientë!

Pra, mos dërgoni email që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën! Duhet të mendoni që të gjitha emailet që do të dërgoni klientëve tuaj duhen të jenë pjesë e një strategjie marketingu të plotë që do të angazhojë marrësit e emaileve gjatë gjithë kohës.

5. Pregatisni që në fillim titullin e emailit që do të dërgoni

Sa herë keni konsumuar mjaftë kohë për të shkruar një email dhe keni lënë për në fund titullin e tij? Në fakt duhet të bëni të kundërtën! Pra do të duhej të shpenzoni më shumë kohë për të gjetur një titull tërheqës sesa për shkrimin e permbajtjes së emailit.

Krijoni titullin në fillim të procesit të shkrimit të emailit. Në vazhdim, shikoni nëse titulli ka nevojë për ndryshime gjate kohës që shkruani përmbajtjen e emailit, dhe kur të keni përfunduar shikojeni dhe njëherë për të bërë ndonjë ndryshim ose shtim. Shumicën e rasteve ju do ta ndryshoni totalisht titullin pasi keni përfunduar përmbajtjen e emailit por kjo ndihmon që të krijoni një ide të qartë për atë çfarë po shkruani.

Duhet ti kushtoni shumë kujdes titullit të emailit…. se c’ rëndësi ka përmbajta e një emaili po ai nuk u hap fare për tu lexuar?

6. Bëni testime A/B për titullin e emailit

Është e thjeshtë për tu bërë dhe ju jep shumë informacion me vlerë. Titulli i mesazhit mund të bëhet “filtri” i komplet emailit. Është shumë e rëndësishme që të përdorni gjithë talentin dhe krijimtarinë tuaj për titullin pasi ai është segmenti i parë që do shofi marrësi në inbox!

7. Zgjeroni matjet dhe raportet e performancës të leximit të emaileve që dërgoni

Ndodhë që administratorët e kompanive të ndryshme nuk interesohen shumë për raportet e open rates dhe të klikimeve por ama interesohen shumeë per të ardhurat! Gjeni një mënyrë që krijoni lidhje midis fushatave të email marketingut me klientët potencial. Kjo nuk është e domosdoshme por është e vlefshme për biznesin tuaj (ose biznesin ku punoni), dhe për karrieren tuaj. Raporti i të ardhurave që ofron Hubspot mund të ju ndihmoje shumë në këtë aspekt. Hubspot është një software automatizimi marketingu qe jep një figurë të plotë se si lidhen fushatat e marketingut me të ardhurat e biznesit, dhe jo vetëm. /ThinkWeb

Komentoni