Modele të ndryshme të Samsung dhe Apple zunë 16 vendet e para, duke mbizotëruar mbi të tjerët.

Këtë mars, ASCI (Indeksi i Pëlqimit të Konsumatorëve Amerikanë), ka pyetur 70 mijë konsumatorë për celularët që u pëlqejnë më shumë, që nga Apple, Samsung, Motorola, LG, HTC e shumë të tjera.

Në vend të parë doli Samsung Galaxy Note 5, i ndjekur nga iPhone 6s Plus në vend të dytë. Në vend të tretë dhe të katërt ishte sërish Samsung me Galaxy S6 Edge+ dhe Galaxy Note 4, të ndjekur nga iPhone 6s në vend të pestë. /tch/

Komentoni