Lokacionet si p.sh. Bazilika e Shën Pjetrit në Romë apo Angkora në Kamboxhia me siguri janë në listën e dëshirave të çdo udhëtari. Mirëpo, problemi është se ato janë edhe në listën e godinave të rrezikuara nga numri i madh i njerëzve të cilët i vizitojnë…

Shembulli më i ri për këtë është Cappella Sistina në Romë, të cilën seriozisht e rrezikojnë vizitorët e shumtë.

Të njëjtin fat e kanë edhe përmendoret më të vizituara në botë”, thotë Boni Burnham, kryetare e Fondit  të përmendoreve botërore nga New Yorku, që publikon botimin dyvjetor të përmendoreve të rrezikuara të trashëgimisë kulturore nëpër tërë botën.

turistet1

Disa ndërtesa të përfshira në listën e më të rrezikuarave për vitin 2012 janë shkatërruar nga pakujdesia dhe  katastrofat natyrore (Japoni Lindore, Zelandë të Re apo varri më i vjetër në Athinë). Mirëpo shumica pësojnë për shkak të organizimit të keq të turizmit.

“Çështja është që nuk ekziston kurrfarë sistemi i kontrollit të numrit të njerëzve të cilët njëkohësisht gjenden në të njëjtin vend”, thotë Burnham.

Kur anijet turistike ndalen në Charlston apo kur numri i madh i turistëve zbresin në Peru (dy nga 67 atraksionet janë të rrezikuara), mund të rezultojë me shkeljen e vendeve të paparashikuara apo mund të rrisin ndotjen, nëse për to nuk do të ketë kujdes të mjaftueshëm – të mos përmendim se si masa të tilla njerëzish i bëjnë vizita këtyre vendeve.

PAPA: P.LOMBARDI, CONCLAVE NON PRIMA DI 15 GIORNI DAL 28/2

Dhe çfarë duhet të bëjnë udhëtarët e brengosur me atë rast?

Bernham beson që mbrojtja pjesërisht është në duar të udhëtarëve. “Duhet të dini se ç’do të hasni kur të arrini atje”, thotë ajo. “Të planifikoni vizitën kur vendi nuk është i ngarkuar shumë me njerëz, të mësoni se si të jeni vizitor i edukuar në kuptimin që të mos prekni gjërat dhe që të silleni si të jeni në muze”. Mos merrni gjëra nga lokacionet dhe kini kujdes ku është i lejuar blici i fotoaparatit e ku jo.

Fondi për përmendoret botërore jep grante dhe u ofron ndihmë profesionale pushteteve lokale turistike Tempulli i lashtë në Ankgkor, Phnom Bakheng është vend ideal për të parë perëndimin e diellit dhe në atë kohë çdo gjë gëlon nga turistët të cilët madje edhe ngjiten në përmendoret e vjetra dhe në platforma, në skulptura për të kapur pamje sa më të mirë.

turistet3

Pas tyre mbeten grumbuj shishesh të zbrazëta dhe kënaçe birrash. Plani turistik të cilin Fondi e ka zhvilluar më 2011 me pushtetin lokal ka kufizuar numrin e turistëve në muzg në 300 në ditë dhe ka promovuar vizitën në pjesën tjetër të ditës.

Maçu Pikçu (Machu Picchu) dhe Rruga e inkave ka përjetuar të njëjtin fat kur hordhitë e turistëve lanë pas vete bërllok, ndotje dhe përmendore të dëmtuara.

Në vitin 2005, pushteti peruan reduktoi numrin ditor të vizitorëve në 2.500. Është kufizuar edhe numri i këmbësorëve nëpër Shtigjet e inkave, marshruta popullore që zgjat tri ditë nëpër shtigje prej gurësh të inkave të cilat çojnë deri te Maçu Pikçu.

Shumica operatorëve të turneve tani ofrojnë shëtitje nëpër shtigje të tjera apo nëpër rrugë më të gjata deri te rrënojat më pak të njohura siç është Vilcabamba, kryeqendra e fundit e inkave. /NGJYRA.COM/ 

turistet4

Komentoni