Autoritetet mbikëqyrëse në Alaskë thonë se vullkani Pavlof, i cili shpërtheu papritur, ditën e diel vijon të shpërthejë dhe të ngrejë lart hirin vullkanik.

Ky hi është ngritur rreth 11 mijë km dhe është shtrirë rreth 644 km në verilindje të Alaskës. Marinarët, pilotët dhe banorët aty pranë,e kanë parë llavën e vullkanit gjatë natës, thanë vëzhguesit.
Vullkani Pavlof i Alaskës njihet si një nga vullkanet më aktivë. /shekulli/

Komentoni