Sa peshon një re?

Një grumbull resh mund të mbajë rreth 550 tonë ujë. “Ose, nëse doni ta krahasoni me diçka që kuptohet më lehtë… përfytyroni elefantët”,—thotë meteorologia Pegi lë Mon.

Po të supozojmë se një elefant peshon rreth gjashtë ton, atëherë uji që ndodhet vetëm në një grumbull të zakonshëm resh peshon sa 100 elefantë. I gjithë ky ujë është në formën e piklave të vogla që qëndrojnë pezull mbi ajrin e ngrohtë që vjen nga toka.

Ndryshe nga një grumbull resh shtëllungore, një re e madhe stuhie mund të mbajë një sasi uji që peshon sa 200.000 elefantë. Po një re uragani? Lë Moni llogariti peshën e ujit që mban një re uragani në një metër kub dhe këtë shifër e shumëzoi me të gjithë vëllimin e resë. Rezultati? Një peshë e barabartë me dyzetë milionë elefantë. Artikulli shton: “Kjo do të thotë që uji në një re uragani peshon më shumë se gjithë elefantët e planetit, e madje ndoshta më shumë se gjithë elefantët që kanë jetuar ndonjëherë.”. /tiranaobserver

Komentoni