Një fshat i tërë në North Yorkshire në Angli është dalë në shitje për një çmim prej 25 milionë euro, raporton BBC.

West Heslerton, në afërsi të Maltonit, ka 21 rezidenca, pub, pompë benzine, 43 shtëpi dhe 2.116 hektarë tokë, transmeton Koha.net. Ky fshat është në pronësi të një familje që më shumë se 150 vjet, por është vënë në shitje pas vdekjes së pronarëve.

Agjentët për patundshmëri kanë thënë se tashmë kjo ka zgjuar interesim të madh.

Eve Dawnay ishte pronare e këtij fshati deri në vdekjen e saj para pesë vjetësh, dhe tani familja ka vendosur që ta shes atë. West Heslerton gjithashtu ka një kishë, një shkollë fillore dhe një fushë sportive.

“Të gjithë donim atë dhe do të ishte e vështirë të gjenim një fshat me aq njerëz besnik dhe të dashur që jetojnë në të. Ky është një komunitet i vërtetë që është e vështirë të gjendet sot”, është shprehur Verena Elliot, motra e Eve Dawnayt.

Komentoni