“Karavela portugeze” është një gjallesë që në pamje të parë ngjan si kandili i detit, por në fakt ajo nuk ka asgjë të përbashkët me të. Kjo gjallesë gjendet pothuajse në të gjitha detet. Nëse e shihni duhet të evitoni ta prekni, pasi tentakulat e kësaj qenieje janë prerëse dhe helmuese.

Fëmijët duhen pasur kujdes pasi forma dhe ngjyrat e saj janë intriguese e të bëjnë ta prekësh. Helmi i saj është hipnotik dhe përbëhet nga një toksinë e izoluar, e quajtur “ipnotoksinë”.

Physalia-Physalis-Caravela-Portuguesa

Në zonën e prekur prej saj lëkura irritohet e skuqet menjëherë, krijohen flluska që bezdisin e ngjallin kruarje gjatë gjithë kohës. Pas kësaj simptomat që vazhdojnë janë ankth, të vjella, rënie të fikti, ndjenjësi e një vdekjeje të afërt.

Kohët e fundit është dhënë alarm për praninë e saj edhe në detin Adriatik. Megjithatë kemi të bëjmë me një ekzemplar të mrekullueshëm, fryt i një seleksioni të ngadaltë evolutiv dhe bashkim i më shumë se një gjallese.

Ndonëse është cilësuar si “vrasëse” kjo gjallesë është një nga mrekullitë e botës sonë ujore, pak e njohur, por vërtetë e mrekullueshme

Komentoni