Një kompani indiane nxori në treg telefonin “Freedom 251” që do të jetë smartfoni më i lirë në botë, me një çmim prej më pak se katër dollarë.

Telefoni tip ”Freedom 251” i kompanisë ”Ringing Bells” do të kushtojë 3,66 dollarë.

Ky smartfon, me operon me sistemin Android 5.1 Lollipop, ka një ekran 4,0 inç me ngjyra, një procesor 1,3 gigaherc dhe dy kamera, e pasmja me 3,2 megapiksel dhe e përparmja me 0,3 megapiksel.

Ministri indian i Mbrojtjes, Manohar Parrikar do të jetë i ftuari kryesor në ceremoninë e futjes në treg të këtij telefoni që do të zhvillohet sot në mbrëmje.

India ka sot më shumë se një miliard përdorues të celularëve dhe ka tregun më të madh pas Kinës.

Komentoni