Për 6 vite me radhë, një mbikëqyrës i ndërtimtarisë në Spanjë kishte marrë pagë prej 41,500 dollarëve nga qeverisja lokale, pavarësisht se nuk kishte shkuar në punë.

Dhe këtë mund ta kishte vazhduar ndoshta tërë jetën, nëse nuk do e kishte fituar çmimin për 20 vjet të shërbimit besnik.

Joaquin Garcia, 69 vjeçar, së fundmi është dënuar me 30,000 dollarë për zgjatjen e tepërt të pushimit me pagesë në Cadiz – maksimumi i dënimit që zyrtarët qeveritar mund të ia dhuronin, ka raportuar BBC.

Sipas zëvendës kryetarit Jorge Blas, ishte momenti kur Garcia kishte fituar çmimin si një punëtor i zellshëm, kur autoritetet e kishin kuptuar që zyra e tij qëndron bosh.

“Unë mendoja nëse ai ende punon aty, a ishte pensionuar, a kishte vdekur? Por lista e pagesës tregonte se ai ende merr rrogë”, ka thënë Blas për gazetën vendase El Mundo.

“Unë pastaj e thirra në telefon dhe e pyeta, ‘Çfarë ke bërë dje? Muajin para këtij, muajin para atij?’ Ai nuk dinte çfarë të thoshte”, ka shtuar Blas.

Punëtorët e kompanisë së ujit ku punonte edhe Garcia kishin menduar se fabrika po mbikëqyrej nga autoritetet lokale pasi që ata nuk e kishin parë Garcian për një kohë të gjatë.

Avokati i Garcia që ka folur në emër të tij ka thënë se ai nuk kishte shkuar në punë për shkak se kolegët e kishin ngacmuar shumë shpesh, e gjithashtu kishte thënë se nuk ka pasur ndonjë punë për të bërë.

Njerëzit e afërt me Garcian kanë thënë për ‘El Mundo’ që ai shumicën e kohës e kishte kaluar duke lexuar filozofi.

Sa i përket dënimit, Garcia ka bërë kërkesë tek zëvendës kryetari që të mos e paguaj dënimin, si dhe të ri-shqyrtohet dënimi.

Komentoni