Epoka e mjeteve të udhëtimit supersonik mund të jetë shumë afër. NASA ka bërë të ditur se ka lidhur një kontratë prej 20 milionë dollarësh me Lockheed Martin.

Kjo e fundit do të bëjë një projektim paraprak për një avion të qetë që do të fluturojë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Testimi do të përdorë atë që quhet Quiet Supersonic Technology, apo thënë shkurt QueSST për të krijuar një ‘rrahje zemre’, që është një lloj goditje e butë, ndryshe nga zhurmat e zakonshme që lidhen me avionët supersonik.

Ky projekt është i pari në serinë e avionëve X të NASA, si pjesë e iniciativës së saj, New Aviation Horizons. “Avionët kanë si qëllim të fluturojnë pastër, të sigurtë dhe të qetë, duke ndërtuar avionë që fluturojnë më shpejt, dhe një sistem aviacioni që operon në mënyrë më efikase”, thotë administratori i NASA, Charles Bolden gjatë një njoftimi zyrtar./Top Channel/

Komentoni