Ora e famshme e Londrës, Big Ben, do të pushojë së punuari për disa muaj. Shkak është rikonstruksioni i kullës dhe i orës, i cili është mbështetur mbi një projekt që do të vihet në zbatim në janar të vitit të ardhshëm. Lajmi është publikuar nga institucionet zyrtare britanike, të cilat bëjnë me dije se 5 kambanat e Big Ben-it (me peshë 13.5 ton) nuk do të dëgjohen më për disa muaj. Edhe pse, siç shkruajnë mediat britanike, kulla nuk ishte dëmtuar shumë, “ndërhyrja është menduar të kryhet tani, sepse do të bëhej më keq nëse nuk do vepronim”,– ka thënë në një deklaratë zyrtare Steve Jaggs, përgjegjës i orës së famshme. E gjithë vlera e projektit shkon në 42 milionë dollarë, njoftojnë autoritetet britanike.

Big Ben, emri i njërës prej kambanave, nga ka marrë emrin kulla, është një ndër objektet më të famshme në botë, që tërheq çdo vit me mijëra turistë.

Komentoni