Kjo është vetëm për personat që kanë një zemër të fortë. Ura prej qelqi e vendosur në Parkun Kombëtar Zhangjiajie, Kinë, është përfunduar dhe do të jetë gati për vizitorët nga korriku.

Struktura, plotësisht transparent, është gjatë rreth 400 metra, gjerësi 6 dhe premton një udhëtim emocionues për 300 metra të lartësi. Ura të ofron një panoramë mahnitëse të pyllit.

Sipas medieve vendase, ura është projektuar nga arkitekti izraelit, Hairn Dotan. Ajo mund të mbajë peshën e 800 personave në të njëjtën kohë. E për personat që nuk iu mjafton vetëm e ecura në këtë urë, por ëndërrojnë që të fluturojnë, ka edhe më shumë.

Nga ura do të kenë mundësinë që të bëjnë hedhjen më ekstreme në botë “bungee humping”.

Komentoni