Të jesh një artist i madh nuk është gjë e lehtë, sepse – krahas talentit, përkushtimit dhe studimit, duhet të jesh dhe shumë kreativ. Artisti brazilian, Lucas Levitan, i ka të gjitha këto…në veçanti kreativitetin.

Levitan, tashmë jeton në Londër, ndërsa famën botërore e ka arritur me vizatimet qesharake, “korrigjimet”, që i bën mbi fotografitë e postuara nga të tjerët në Instagram, por dhe fotografive të famshme historike.

Ai e ka quajtur këtë “rregullim” të fotografive si “invazion fotografik”, ku karakteret e tij qesharake, shpesh të pakuptimta, por gjithsesi kreative, janë të përfshira në skenarët e fotografive të postuara nga të tjerët në Instagram.

Për Lucasin, imazhet e bukura janë një platformë e mahnitshme ku ai mund të tregojë gjithë kreativitetin e tij – i cili, duhet pranuar, vlerësohet goxha shumë nga ndjekësit e “veprave” të tij në internet. Së fundi veprat e tij janë botuar edhe në formatin e shtypur – si libër-album.  /NGJYRA.COM/

This slideshow requires JavaScript.

Komentoni