Manhatani mund të jetë vendi i fundit në botë që mendoni kur bie fjala për kamping.

Por një hotel në Nju Jork ka vendosur të ofrojë një eksperiencë unike: Një natë jashtë në katin e 17-të.

Gjithçka është e pajisur për një natë fantastike kampingu.

Edhe çmimi nis nga 2 mijë dollarë dhe shkon deri në 3 mijë dollarë në periudha të caktuara.

Projektuesit thonë se është një luks të kalosh një eksperiencë të tillë ‘outdoor’ në mes të Nju Jorkut.

Komentoni