Kështjella e Krujës është renditur e dyta në kasifikimin e Skyscanner ndër dhjetë më tërheqëset në Evropë për turistët, duke i dhënë atyre një arsye historike për ta vizituar.

E lidhur ngushtë me emirin e heroit tonë kombëtar, sipas klasifikimit kjo kështjellë reflekton esencën e guximit me të cilin ajo u krijua, por edhe me udhëheqjen historike të Skënderbeut ajo i rezistoi pushtimit otoman.

“Është një kështjellë e ndërtuar nga Karl Topia. Brenda saj ka patur një statujë të madhe të Karlit të Madh, pastaj lidhet në shekullin e XV me figurën e Skënderbeut, kryekalorësi i Europës kundër pushtimit otoman. Kjo tregon një famë europiane që ka ky personazh i madh shqiptar”, thotë historiani Moikom Zeqo.

Kështjella e Krujës renditet menjëherë pas asaj së Branit në Rumani, që frymëzoi personazhin e Drakulës. “Ia kalon edhe kështjellës së Drakulës në Rumani. Nga këto pikëpamje iluminuese ose kulturore-logjike duket edhe më interesante. Në BE ne jemi që në shekullin e XV me Skënderbeun”, thotë Zeqo.

Në këtë klasifikim Kështjella e Krujës lë pas Chetau de Commarque në Francë, Kështjellën e Charleville të Islandës, atë të Edinburgut në Skoci, apo të Chillinghamit në Angli. Të famshme në histori për dashuritë, legjendat, fantazmat, mitet apo luftrat, kështjellat gjithmonë kthehen në destinacione të domososhme për t’u vizituar.

/ Top Channel

Komentoni