Google është duke e ndërtuar një aplikacion të ri të cilin e ka quajtur YouTube Connect, transmeton VentureBeat.

Merret vesh se këto janë përpjekjet e kompanisë për të ndërtuar një rival direkt me Periscope dhe Facebook Live.

YouTube Connect do të jetë në dispozicion në pajisjet që bazohen në iOS dhe Android.

Merret vesh se YouTube Connect ka pak a shumë të njëjtat funksionalitete që tashmë mund t’i gjejmë në Periscope dhe Facebook Live.

Ju mund të qaseni në aplikacion duke përdorur llogarinë tuaj të Google ose YouTube dhe menjëherë të filloni streaming nga telefoni juaj mobil.

Ka chat dhe karakteristika për tagging, si dhe seksionin e lajmeve, që përmban klipet e fundit nga miqtë tuaj apo të atyre në të cilët ju jeni abonuar në YouTube.

Komentoni